Virusi që shkakton Covid-19 mund të gjendet në spermë, thonë studiuesit kinezë, por nuk adresojnë nëse kjo sëmundje mund të bartet përmes marrëdhënieve seksuale.
Mjekët zbuluan virusin në spermë nga gjashtë nga 38 burra të shtruar në spital me COVID-19 të konfirmuar nga laboratori. Katër ishin akoma shumë të sëmurë nga sëmundja ndërsa dy po shëroheshin, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
Raporti nga Spitali Komunal Shangqiu në Kinë u botua të enjten në JAMA Netëork Open.
Shkencëtarët nuk kanë bërë përcjellje afatgjatë, prandaj nuk dihet nëse virusi mund të mbetet në spermë, ose nëse mund të përhapet përmes seksit.
Rezultatet bien ndesh me një studim të 34 burrave kinezë me COVID-19 të botuar muajin e kaluar në revistën Fertility and Sterility. SHBA dhe studiuesit kinezë nuk gjetën asnjë provë të virusit në spermën e testuar në mes tetë ditësh dhe pothuajse tre muaj pas diagnostikimit.
Dr. John Hotaling nga Universiteti i Jutah, bashkëautor i këtij raporti, tha që studimi i ri përfshinte shumë burra të sëmurë, shumica me sëmundje aktive.
Autoritetet besojnë se koronavirusi përhapet kryesisht nga pikat e prodhuara kur personat e infektuar kolliten, të cilat thithen nga njerëzit aty pranë.
Provat që sugjerojnë që viruse të tjerë infektivë, përfshirë Zika dhe Ebola, mund të transmetohen seksualisht, kanë shkaktuar pyetje në lidhje me koronavirusin.
Hotaling tha që është një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik, por që nevojiten më shumë hulumtime për të dhënë një përgjigje përfundimtare./arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...