Google ADS

Gati 26 mijë të vdekur nga Covid-19 në Francë

23:36 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 25.987, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 746 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 209.444, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.

Ministria tha se 23.208 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 2.961 në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 29-tën ditë radhazi.

Në 24 orët e kaluara, 1.291 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 55.027.

Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 178 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 25.987, ndërsa prej tyre, 9.601 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme