Haziri: Babai i Agonit më luti me lot në sy ta kthejë në Kosovë, i doli autobusit përpara në aeroport

23:21 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se babai i Agon Musliut i doli autobusit përpara që mos ta çojnë djalin e tij në karantinë.

Haziri ka thënë se babai i Agon Musliut i është lutur personalisht Hazirit që të përpiqet që ta kthejë të riun në shtëpi.

“Babai i tij më ka thënë ‘të lutem mendohu si për djalin tënd ta kthesh Agonin në shtëpi’. Më ka thënë me lot në sy dhe kjo më ka mbajtur peng”, është shprehur Haziri.

“Unë kam fol me ambasadën dhe ju kam tregu që është student dhe është në listën për prioritete. Djali ka ardhë këtu. Më ka lajmëruar babai i tij se ai është në karantinë. Unë këtu i kam thënë se këtu përfundon puna ime”, ka thënë Haziri, në T7.

Tutje, Haziri tha se babi i doli autobusit në aeroport që ta ndalë djalin të mos shkojë në karantinë.

“Babai i tij ka thënë se është i shqetësuar për djalin e tij. Ai është munduar me çdo kusht, madje i ka dalë autobusit përpara fizikisht që ta ndalë autobusin”, thotë Haziri.

“Të dielën më ka lajmëruar se nuk po e hap telefonin dhe nuk kemi komunikim”, shtoi Haziri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme