Google ADS

Nëntë të shëruar në Prishtinë dhe asnjë rast i ri

21:37 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Në testimet e sotme vetëm një person rezultuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë.

E kryeqyteti, Prishtina tashmë disa ditë nuk ka asnjë rast të ri, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë sot nëntë persona janë shëruar, kurse raste aktive vetëm pesë, është fjala për Prishtinën.

Këtë e bën të ditur i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime”, shkruan Ahmeti.

Në nivel vendi numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus është 861, 561 të shëruar dhe 27 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme