Dy ministret finlandeze vendosen në karantinë me dyshimin se janë infektuar me koronavirus

20:12 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Në Finlandë ministrja e Shëndetësisë, Aino-Kaisa Pekonen dhe ministrja e Punës, Tuula Haatainen, janë vendosur në karantinë me dyshimin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja Sanna Marin ka vendosur që qeveria të punojë në distancë të paktën deri në këtë fundjavë. Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Punës njoftohet se do të vazhdojnë të punojnë nën kushte karantine, ndërsa ministrat e tjerë në distancë.

Në një deklaratë nga qeveria thuhet se Pekonen dhe Haatainen kanë ndarë të njëjtin mjedis me një person që dyshohet si mbartës i COVID-19, për të cilin sot janë kryer testet, rezultatet e të cilëve do të përcaktohen brenda 48 orëve.

Vendosja në karantinë e dy ministreve dhe fillimi i punës në distancë i qeverisë ka ndikuar pjesërisht edhe në punimet e parlamentit në Finlandë. Ndër të tjera është shtyrë seanca e zakonshme e cila zhvillohet të enjteve dhe ku deputetët u drejtojnë pyetje ministrave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme