Një shqiptarë me varësi ndaj bixhozit në tre raste u përfshi në grabitjen e kazinove duke vjedhur 11.500 stërlina.
Florjan Lleshi raporton Top Channel është dënuar paraditen e kësaj te enjteje me 7 vite burg në gjykatën Maidstone Crown Court.
Gjykatës iu tha se Lleshi hynte në kazino dhe duke kërcënuar personelin me thikë kryente grabitjet.
Lleshi i pranoi akuzat për tre grabitje një prej tyre në kazinonë Admiral Casino në zonën Gillingham.
“Dashuria” e 28 vjeçarit shqiptarë me bixhozin lindi kur ai njëherë fitoi në kazino 5.000 stërlina të cilat i la po prapë duke luajtur bixhoz.
Në pamundësi për të ushqyer me para vesin e bixhozit ai nisi grabitjet e kazinove Admiral Casinos në Jug Lindje të Anglisë.
Në një prej këtyre grabitje ai i vendosi thikën në qafë një punonjësi duke e detyruar të jepte xhiron e mbledhur deri atë moment.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...