Prej para dy ditësh është hequr masa e regjimit të posaçëm në repartin e gjinekologjisë dhe akusherisë, në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, ndërkohë që prej 70 punonjësve shëndetësor me pozitiv virus korona, mbi 50 prej tyre janë kthyer në punë.
Në rajonin e Kumanovës ka filluar të stabilizohet situate e përgjithshme pas gati dy muaj që kur shpërtheu pandemia edhe në këtë qytet. Një prej sektorëve më të goditur pa dyshim që ishte shëndetësia, sepse stafi mjekësor ishte në vijën e parë të frontit në përballje me virusin korona.
Por në saje të masave lehtësuese tani ka filluar të kthehet në normalitet edhe puna e disa reparteve në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, kështu që prej para dy ditësh është hequr regjimi i posaçëm në repartin e gjinekologjisë dhe akusherisë, ndërkohë që prej 70 punonjësve shëndetësor me pozitiv virus korona, mbi 50 prej tyre janë kthyer në punë. Shenjat e para të normalizimit të situatës mund të shihen edhe në rihapjen e tregjeve në Kumanovë, të cilët do të punojnë nga e hëna deri të premten, prej orës 8-16, kurse pas çdo ditë pune tregjet do të dezinfektohen.
Ndërkohë po bëhen përgatitjet edhe për rihapjen e tregut të bagëtive që ndodhet në fshatin Kojnare. Përkundër rrethanave lehtësuese që po krijohen nga dita në ditë, megjithatë mbesin në fuqi rekomandimet qeveritare për përdorimin e mjeteve mbrojtëse – maska, dorëza, dezinfektues, qëndrimi në distancë. Në funksion të stabilizimit të gjendjes janë edhe aktivitetet tjera që po i ndërmarrin institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore e publike të Kumanovës, duke filluar nga ato që merren me pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave publike, e deri te ndërmarrjet prodhuese e furnizuese, të cilat po mundohen të kompensojnë ditët e humbura me angazhime shtesë.(koha.mk)
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...