274 persona të tjerë kanë vdekur në Itali në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 29.958, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e fundit u konfirmuan në një deklaratë nga Mbrojtja Civile e Italisë.
Sipas deklaratës, aktualisht ka 89.624 raste aktive me koronavirus në vend, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve, përfshirë vdekjet dhe personat e shëruar, është 215.858.
Sot janë regjistruar 3.031 persona të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që e kanë mposhtur virusin në vend në 96.276.
Sipas deklaratës, 1.311 persona gjenden në njësitë e kujdesit intensiv.
Siç thuhet, në Itali deri më tani janë kryer 2.381.288 testime për COVID-19.
Qeveria bie dakord me Kishën Katolike për meshat
Ndërkohë, Italia ka gjetur zgjidhje për meshat në kishë, të cilat mbetën të ndaluara edhe në kuadër të masave të lehtësuara në fazën e dytë që nisi nga 4 maji, të cilat nuk lejuan aktivitetet në masë.
Kryeministri Giuseppe Conte, së bashku me ministren e Brendshme Luciana Lamorgese dhe Presidentin e Konferencës Italiane të Episkopëve (CEI), Kardinal Gualtiero Bassetti, nënshkruan një protokoll që rregullon mbajtjen e meshave në kishë në përputhje me kushtet e sigurisë dhe distancës fizike, pa shkaktuar turma të mëdha. Sipas protokollit, nga 18 maji, ritualet mund të mbahen në kishë.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...