Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, me ftesë të qendrës së studimeve në Bruksel “Wilfried Martens Center for European Study (thin thenk të Partisë Popullore Evropiane), mori pjesë në një debat online me temën: “Ballkani në një epokë të re – përmbledhje e presidencës kroate me BE-në”.
Gjatë diskutimit, një përmbledhje e kursit aktual të të ashtuquajturit Presidenca e parë “virtuale” e Këshillit të BE-së nga shteti më i ri anëtar – Kroacia, në kontekstin e rrethanave jashtëzakonisht komplekse duke pasur parasysh pandeminë, e cila megjithatë arriti të japë hapa më të rëndësishëm – siç është vendimi për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Pastaj fokus iu dha edhe hapave të ardhshme dhe pritjet e radhës gjatë presidencës kroate dhe pas saj në lidhje me euro-integrimin tonë, si dhe metodologjinë e re për procesin e pranimit, dinamikën në marrëdhëniet rajonale dhe natyrisht rezultatet e Samitit të djeshëm virtual të Zagrebit BE-Ballkan Perëndimor.
“Ndoshta Presidenca Kroate me Këshillin e BE-së mund të quhet “virtuale” në një kuptim logjistik, por për ne ajo ishte padyshim thelbësore në një kuptim politik. Dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për miqtë tanë kroatë për këtë.
Në krahasim me Samitin e djeshëm të BE-Ballkanit Perëndimor, vetë fakti që mbështetja aktuale dhe e ardhshme e BE-së për shëndetin dhe pasojat socio-ekonomike të pandemisë është më shumë se një sinjal i qartë për rëndësinë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ndjenja e unitetit dhe solidaritetit e krijuar gjatë kësaj krize me pandeminë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të ruhet në të ardhmen pas pandemisë dhe të përdoret si një shtytës për të përfunduar përfundimisht projektin e BE-së, e cila është padyshim i interesit të ndërsjellë”, tha Dimitrov.
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve- kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...