Google ADS

Neymar ‘tradhton’ Barcelonën, dëshiron kalimin te Juventus

17:53 | 7 Maj 2020
Arbresh Info

Neymar është i gatshëm për tu larguar nga PSG për të luajtur pranë Cristiano Ronaldo-s te Juventus.

Braziliani dëshiron të largohet nga “Parku i Princave” dhe raportimet e Don Balon kanë zbuluar se mund të shkëmbehet me Paulo Dybalen, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se Lionel Messi ndihet i ‘tradhëtuar’ nga ish bashkëlojtari, i cili preferon kalimin te Juventus.

Gjithashtu ka raportime se Messi është i zemëruar me Barcelonën, e cila dështoi ta rikthejë kapitenin e Brazilit në “Camp Nou”.

Juventus nga ana tjetër dëshiron një lojtar të kualitetit të lartë që mund të luaj pranë Cristiano Ronaldo-s dhe t’i ndihmojë të fitojë Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme