Të gjithë lojtarët e Barcelonës rezultojnë negativ për koronavirus

16:38 | 7 Maj 2020
Arbresh Info

Të gjithë lojtarët e Barcelonës dhe stafi kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Dje, Barcelona bëri testimet për Covid-19, kurse sot (e enjte) analizat e bëra kanë rezultuar negative, gjë e cila lejon kampionin e Spanjës të rifillojë stërvitjet, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona gjatë javës së ardhshme se bashku me klubet e tjera spanjolle pritet të vazhdojnë stërvitjet derisa nuk dihet kur do zhvillohen ndeshjet.

Stërvitjet do të zhvillohet në grupe, ashtu siç është kërkuar nga minisitri i sportit të Spanjës.

Kujtojmë se Gjermania ka caktuar datat kur do rifillojë sezoni dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Spanja me Anglinë e Italinë gjatë javëve të ardhshme./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme