Agjenti: Hysaj do largohet nga Napoli

16:05 | 7 Maj 2020
Arbresh Info

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka konfirmuar se klienti i tij do largohet gjatë verës nga Napoli.

26-vjeçari është pjesë e Napoli-t që nga viti 2015, kurse kontrata momentale i skadon në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

Agjenti i shqiptarit ka pranuar se Hysaj do largohet dhe tashmë klubi është i informuar.

“Kemi informuar Napoli-n se nuk do rinovojmë kontratën, sepse duam të largohemi nga klubi”.

“Presidenti na tha para 20 ditëve se jemi duke u munduar të gjejmë zgjidhjen më të mirë për Napoli-n”, tha Guiffredi.

Klauzola e lirimit të Hysaj është 50 milionë euro, kurse thuhet se kërkohet nga Roma./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme