Google ADS

Kjo është deputetja e PDK-së që nuk ka veturë

15:49 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme vetëm në vlerë 50 mijë euro.

Hoxha në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit këtë vit ka bërë të ditur se ka në pronësi vetëm një banesë 64.00 m2 në vlerë prej 54,000.00, shkruan arbresh.info. Atë e ka blerë në vitin 2008 me kredi dhe gatshme.

Por, Hoxha për dallim nga deputetët tjerë dhe zyrtarët e Institucioneve të vendit, nuk ka veturë.

Së paku kështu ajo ka deklaruar në AKK.

Ajo nuk ka as kredi, por ka të kursyera rreth 7 mijë e 500 euro.

Ndërsa nga pozita e deputetes në Kuvendin e Kosovës, Hoxha merr page mujore prej 1,500.00 euro, e nga pozita e asistentes/ligjëruese në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, merr page prej  378.00 euro.

Krejt në fund të deklarimit, Hoxha ka bërë të ditur se ka të drejtë në pasurinë familjare e cila ende nuk është ndarë.

Prindërit e saj kanë një shtëpi, një banesë dhe tokë.

“Unë po ashtu kam të drejte në pronën e përbashkët familjare si trashëguese e barabartë në familjen Hoxha por e cila ende nuk është ndarë mes trashigiguesve dhe është në emrin e prindërve (Banesa e përbashkët në Prishtinë, Shtëpia familjare në Podujevë, Tokë në Podujevë dhe një parcelë në Prishtinë në lagjen Veternik), thuhet në deklarim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme