Nuk ka as shtëpi e as banese të tij, por deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Gjyshinca nga Lëvizja “Vetëvendosje”, duket se me shumë është “merakli” në vetura.
Ai ka deklaruar se posedon veturë të vitit 2019 të llojit VW-Golf 7, e kjo i ka kushtuar gjithsej 18.000.00 euro.
Ai në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit këtë vit vetëm pasuri të paluajtshme ka deklaruar vetëm mbi 200 mijë euro, shkruan arbresh.info.
E këtë pasuri ai e ka të përbashkët me prindin e tij.
Gjyshinca në pronësi të përbashkët ka deklaruar se ka një shtëpi në pronësi të prindit, me sipërfaqe 130.00m2, të trashëguar e që kap shifrën e 120,000.00 eurove. Ai po ashtu ka deklaruar në pronësi të prindit një lokal afarist me sipërfaqe 108.00m2, por edhe kjo e trashëguar që kap shifrën e 100.000 eurove, shkruan arbresh.info.
Ai po ashtu, posedon edhe një veturë të vitit 2019 të llojit VW-Golf 7, e kjo i ka kushtuar gjithsej 18.000.00 euro.
Ndërsa detyrime financare, Gjyshinca ka deklaruar se së bashku me prindin kanë nga 8.000.00 euro, ndërsa edhe babi i tij ka një kredi prej 8 mijë euro.
Po ashtu, deputeti i ri ka një të hyra vjetore, paga mujore nga Kuvendi i Kosovës është 1.500.00 euro, dhe nga prindi pagë mujore bazë nga “Medikos Pharma”, nga Gjakova, është 250 euro.
Ndërsa, tutje ai ka shtuar se nga lokali afarist që kam deklaruar më lartë në bazë mujore marrim qera për lokal në vlerë prej 250 eurosh.
Kujtojmë, që Qeveria Kurti, 4 muaj më parë është formuar./arbresh.info
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...