Edon Zhegrova drejt Francës

13:38 | 7 Maj 2020
A. B.

Ylli kosovar do të preferonte ta vazhdojë karrierën në kampionatit francez, ku e duan Marseille e Lille

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë e lidhur me kampionatin francez, shruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar është bërë objektiv i gjigantit të Ligue 1, Olympique Marseille.

Gjithashtu, 20 vjeçarin e pëlqen edhe klubi tjetër francez, Lille.

Menaxheri i futbollistit, Marc Van Osselaer e ka konfirmuar interesimin e klubeve franceze, krahas atyre angleze e italiane.

Sipas tij, opsioni më ideal për momentin për Zhegrovën do të ishte liga franceze, ku do ta kishte mundësinë të zhvillohet si futbollist.

Një transferim në Marseille do të ishte i mirëseardhur për përfaqësuesin kosovar, i cili aktualisht është i huazuar në Basel.

Klubi zviceran nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të futbollistit për 3,5 milionë euro.

Mediat angleze ditëve të fundit kanë raportuar se futbollistin e krahut të djathtë e duan edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhampton.

Në Itali, futbollistin e Genkut e pëlqen Lazio.

Sidoqoftë, me më shumë gjasë, Zhegrovën do ta shohim duke luajtur në Francë në sezonin që vjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme