Në zyrën e tij të katit të nëntë në Avenue Montaigne të Parisit, njeriu më i pasur i Evropës, Bernard Arnault, po kalon orë të gjata duke projektuar të ardhmen pas COVID-19 për perandorinë e tij të veshjeve luksoze LVMH.
Në moshën 71-vjeçare, miliarderi ka jetuar nëpër disa kriza, por asnjëra si kjo, ku armata e tij të me më shumë se 70 marka – nga Dior deri tek Fendi – të goditen kaq keq nga të gjitha anët.
Pasuria e Arnault është tkurrur. Sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires, vlera e tij neto është zvogëluar me më shumë se 30 miliardë dollarë, duke humbur më shumë para se çdo individ tjetër në botë, përcjell Telegrafi.
Deri në 5 maj, Arnault kishte humbur po aq para sa ka fituar për të njëjtën periudhë shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos.
Që nga fundi i viteve 1980, Arnault ka mahnitur – nganjëherë edhe ka bërë skandale – në botën e biznesit francez me dhuntitë e tij të jashtëzakonshme për shndërrimin e kreativitetit dhe artizanatit të markave më të vjetra të Evropës në një frynë të fitimeve që janë gjithnjë në rritje.
Brendi i tij Louis Vuitton vlerësohet nga analistët të ketë një marzhë fitimi deri në 45 për qind. Edhe produktet e tjera si Hennessy Cognac dhe Dom Perignon Champagne, kanë ndihmuar që emri i tij të jetë tek shumica e shpenzimeve të luksit nga të pasurit evropianë dhe botëror. Nëse ata blejnë një kuletë Fendi , një orë Bulgari, ose qëndrojnë në Hotel Cipriani të Venecias, njerëzit po i japin para të njëjtit person, pra Arnaultit.
Por, ndërsa shpërthimi i Coronavirusit dhe masat e bllokimit zhytën ekonominë botërore në krizën e saj më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore, duke qenë përfituesi numër një i shpenzimeve diskrecionale, papritmas për të pozita nuk duket edhe aq mirë.
Shumica e butikëve të modës të tij në mbarë botën janë mbyllur për më shumë se një muaj, duke pësuar miliarda euro humbje. Krijuesi i një të pestës së shampanjës në botë po shet shumë më pak me ahengje dhe koncerte që janë anuluar.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...