Google ADS

Dalin fotografitë e para të yllit të Tottenhamit në ushtri

12:05 | 7 Maj 2020
A. B.

Son Heung-Min është fotografuar me kostum të plotë të ushtrisë dhe me një armë në krahë, në fotografitë e para të tij të publikuara nga shërbimi i tij ushtarak në Kore të Jugut,

Shërbimi ushtarak në Kore të Jugut ka qenë i detyrueshëm që nga viti 2957 dhe të gjithë djemtë duhet të shërbejnë për 21 muaj në ushtri, mes moshës 18 dhe 28-vjeçare, që do të kishte bërë që Son të ishte detyruar ta linte anash karrierën si futbollist në Tottenham për pothuajse dy vjet në kulmin e karrierës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ylli i Tottenhamit dhe bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Koresë së Jugut e zvogëluan këtë periudhë duke e fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike 2018. Tani ata janë të detyruar të bëjnë shërbim ushtarak vetëm për katër javë.

27-vjeçari e ka shfrytëzuar vendimin për ndërprerjen e aktiviteteve sportive në Angli për ta kryer këtë detyrim në vendlindjen e tij, ndërsa tani janë publikuar edhe fotografitë e tij të para nga ushtria.

Son ka qenë me trupat e marinës në Ishujt Jeju, që është në pjesën jugore të Koresë së Jugut dhe ai pritet ta kompletojë shërbimin e tij të dielën, para se të kthehet në Britani të Madhe, ku pritet që të vendoset së shpejti për fatin e këtij sezoni të Premierligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme