MSH- ja i shpallë sërish vatra të përhapjes së infeksionit disa fshatra të Vitisë

11:52 | 7 Maj 2020
A Z

Ministria e Shëndetësisë merrë vendim që t’i shpall sërish vatra të indeksionit disa fshatra të Komunës së Vitisë, nder to janë,  Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe rrugën “UÇK”.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e kësaj komune në Facebook sipas të cilët banorët e këtyre zonave të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, tanimë veçse janë shëruar.

“Komuna e Vitisë ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën serish lokalitet : Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj (Gjylekar), Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatëra të përhapjes së infeksionit. Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme