Administrata e Thesarit të Serbisë sot ka filluar dhënien e pagave minimale për punonjësit në ndërmarrjet private që kanë aplikuar për ndihmë shtetërore.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Siniša Mali, shkruan tanjug, transmeton arbresh.info.
Ai ka thënë se nga kjo pagë do ë përfitojnë mbi 1 milion të punësuar.
“Paga minimale, e cila kap pak më shumë se 30,000 dinarë, do të marrë 1,051,000 të punësuar, dhe për këtë qëllim, shteti do të paguajë 32 miliardë dinarë në llogaritë e 232,000 ndërmarrjeve që kanë aplikuar për ndihmë”, ka thënë ai.
Ndryshe Qeveria serbe do të ndaj edhe nga 100 euro për të gjithë qytetarët e moshës madhore. Nga kjo do të përfitojnë rreth 5.5 milionë qytetarë serbë duke përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit./arbresh.info/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...