Qendra Studentore e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka pothuajse dy muaj që është kthyer në karantinë.
Aty po vendosen qytetarët që po vinë nga jashtë vendi, të cilët qëndrojnë për së paku 14 ditë.
E objektet e kësaj qendre së shpejti do të dezinfektohen, shkruan arbresh.info.
Për kontratën me titull ‘Kryerja e shërbimit të dezinfektimit për objektet e qendrës së studentëve’, ishte parashikuar të shpenzohej vlera prej 100.000,00 euro.
E edhe pas hapjes së tenderit, operatorët ekonomik aplikuan me çmime të përafërta nga 97.350,00 euro deri 135.000,00. Ashtu siç edhe ishte dhënë kriter, fitues ka dalë kompania që ka ofruar çmimin më të ulët.
D D D SH.P.K. është shpallur fitues dhe do të bëjë dezinfektimin e konvikteve.
Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet se OP do të kryej shënimet e dezinfektimit të objekteve dhe hapësirave të qendrës së studentëve me rastin e pandemisë Covid 19.
Kohëzgjatja e kontratës është 30 muaj.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se palët e interesuar mund të bëjë ankesë
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe arbresh.info në fund të muajit mars kishte raportuar për kompanitë në Kosovë që janë të autorizuara për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim
Deri në atë kohë numri i numri i plotë i kompanive që kishin leje për këto punë ishte rreth 60 pa përfshirë disa që janë në procedura për pajisje me leje.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, Albulena Maloku, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ajo kishte thënë gjithashtu se në vetëm rreth dy javë, listës së subjekteve me leje për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim i janë shtuar 11 të tillë.
Data e regjistrimit të tyre varion nga 5 mars deri me 16 mars ndërsa të gjitha kanë leje të përkohshme ose 6 mujore. Në mesin e tyre janë edhe ‘N.T.SH.TRULY NOLEN SH.P.K”, “N.SH.P’’D.D.D”,” Ambulanca Veterinare,‘’Veterina’’, Drenas” dhe “N.SH.’’EKO-DDD’’.
Maloku ka treguar edhe për procedurat që duhet ndjekur për të marrë një leje të tillë nga Ministria e Bujqësisë.
Një ndër kriteret që duhet përmbushur aplikuesi është diploma për përgatitje profesionale, Fakulteti i Bujqësisë, Agronomisë, Veterinarisë, Epidemiologjisë , Ekologjisë.
Gjithashtu krejt në fund duhet bërë pagesa për leje në vlerë prej 40€.
“1.Kërkesa për leje; 2. Certifikatën e biznesit nga MEPTINIS( Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike); 3. Certifikatë e numrit fiskal nga Ministria e Financave dhe Transfereve; 4. Diploma për përgatitjen profesionale (Fakulteti i Bujqësisë, Agronomisë, Veterinarisë, Epidemiologjisë , Ekologjisë); 5. Procesverbalin nga inspektori fitosanitar; 6. Fletëpagesën e taksës për leje në vlerë prej 40€”, ka thënë ajo.
Ndërsa procedurat zgjasin më së shumti 10 ditë dhe lejet janë valide 6 muaj./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...