Google ADS

Trump: Covid-19 ‘sulm më i keq’ se Pearl Harbour

09:15 | 7 Maj 2020
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si sulmin më të keq të kryer ndonjëherë ndaj SHBA-ve, ndërsa ai vazhdon të drejtojë gishtin nga Kina.

Trump tha se kriza globale që e ka goditur SHBA-në është me e keqe se sulmet japoneze të Pearl Harbour në Luftën e Dytë Botërore dhe se sulmet 9/11 të vitit 2001, transmeton portal arbresh.info

Ai shtoi se Covid-19 duhet të ishte ndalur, duke shtuar se “Kina mund ta ndalonte, por nuk e bëri”.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha: “Ne kaluam sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë, ky është sulmi më i keq që kemi pasur ndonjëherë”.

“Ky sulm është më i keq se Pearl Harbour, dhe më i keq se 9/11. Anjëherë nuk ka pasur një sulm si ky dhe nuk do të duhet të ndodhte kurrë”, shtoi ai.

Covid-19 u shfaq për herë të parë në Ëuhan, Kinë. Pekini po përballet me reagime globale në lidhje me qasjen e saj ndaj shpërthimit, veçanërisht në lidhje me transparencën.

Koronavirus ka infektuar më shumë se një milion amerikanë dhe ka marrë jetën e  afro 73,000. SHBA ka një numër më të lartë vdekjesh se çdo vend tjetër./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme