Mjekja Gordana Nikoliq u trajtua nga Covid 19 për 40 ditë. Pse zgjati kaq shumë trajtimi, Nikoliq në një bisedë për “Alsat” thotë se përgjigja duhet të jepet nga autoritetet shëndetësore.
Edhe testi i dytë është negativ, por unë ende kollitem dhe nuk jam në gjendje të flas në media. E gjitha filloi si një grip i zakonshëm dhe pas gati një muaj e gjysmë akoma ndjej pasojat. Edhe testi i dytë është gjithashtu negativ. Shpresoj se do të jem në gjendje të kthehem në vendin e punës për rreth dy javë, thotë Nikoliq, e cila ishte infektuar nga Covid 19 në vendin e saj të punës në spitalin e Kumanovës.
Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arif Latifi tha se nuk ka rregulla për trajtimin e sëmundjes, sepse shërimi varet nga një numër faktorësh. Ka raste në të cilat trajtimi zgjat për një kohë të gjatë, madje dy muaj të tërë, dhe ka pacientë që u kuruan për 16 ditë, thotë ai.
Në spitalin e qytetit “8 Shtatori”, për herë të parë në vend, një pacient me COVID 19 u hoq nga respiratori.
Drejtori Hristijan Kostov tha për Alsat se pacienti 37-vjeçar, i cili ishte në gjendje kritike tre javë më parë, tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pacienti merr frymë vetëm, flet, dhe është i vetëdijshëm. Ai nuk është në respirator dhe është liruar nga respiratori për 24 orë. Nëse vazhdon kështu dhe është në gjendje të mirë brenda 24 orëve, do të transferohet nga Kujdesi Intensiv, në repart. Pacienti merr terapi me ozon për disa ditë, ka një protokoll trajtimi dhe i jepen antibiotikë dhe ilaçe anti-inflamatore”, tha Hristijan Kostov, drejtor i spitalit “8 shtatori”.
Por bota ka frikë nga ata që janë asimptomatikë dhe e bartin virusin. Studiuesit kinezë raportojnë se një vajzë 20-vjeçare nga qyteti Vuhan, ku filloi infeksioni, megjithëse nuk ishte kurrë e sëmurë fizikisht, megjithatë kishte infektuar pesë anëtarë të familjes së saj. Ata theksojnë se bartja e koronavirusit është një anomali, pasi ato kanë regjistruar raste në të cilat janë marrë teste pozitive për praninë e virusit te njerëzit që nuk kanë pasur simptoma.
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...