Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërprerë 60 kontrata afatshkurta pa bazë ligjore.
Besian Mustafa njoftoi se sot nga ministria që ai drejton janë larguar 60 punëtorë, që sipas tij, ishin punësuar aty me kontrata të jashtëligjshme. Ai ka njoftuar se për pozita tjera në ministri do të ndjekin hapat ligjorë.
“Kam trashëguar një ministri përplot shkelje ligjore, duke përfshirë mbi 60 njerëz që kanë qenë të angazhuar me kontrata afatshkurta antiligjore, nën premtimet e rrejshme se jashtëligjshëm do të “rehatohen”. Sot, u njoftova nga u.d. sekretari i Ministrisë dhe u.d. kryeshefi i Agjencisë së Bujqësisë se këto kontrata, në mungesë të bazës ligjore dhe si rezultat i shkurtimeve buxhetore për vitin 2020, janë ndërprerë. Këto janë vendime të zorshme e të dhimbshme për gjithsecilin, por shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë! Për pozitat e domosdoshme në Ministri, të aprovuara ligjërisht dhe me buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të hapen konkurse ligjore që ndjekin procedurat e rregullta ligjore. Ftojmë profesionistët që të aplikojnë për këto pozita të rregullta me kontrata ligjore afatgjata”, ka shkruar ai.
Por, në fakt të njëjta kontrata ishin vazhduar edhe në muajin Mars, kur ai kishte ardhur si Ministër.
Për këtë Reporteri.net ka siguruar dy kontrata të tilla të vazhduara në muajin Mars, nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefitt Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë, Agim Nuha.
Ndërkaq tjetra nga Ushtruesja e Detyrës së Sekretarit, Fllanza Balaj. Një nga to është nënshkruar në muajin Mars, më saktë më datë 9 dhe thuhej se zgjatnin deri më 9 Maj 2020.
Tjetra kontratë është nënshkruar në me datë 4 Mars 2020 dhe vlente deri në muajin Maj.
Besian Mustafa është emëruar Ministër në muajin shkurt. Reporteri.net mëson se Ministri e dinte në muajin shkurt për këto kontrata. Madje posedojmë edhe dokumentacion se si Kabineti i Ministrit ishte informuar se kush mbetet pa kontrate të tillë për muajin Mars e kush largohet.
Një fakt të tillë, që e thonë kontratat, ia kanë pohuar Ministrit në komente në Facebook edhe disa persona. Por ato komente më pas janë fshirë.
Sipas atyre që kanë shkruar, por edhe punëtorë që kanë komunikuar në kushte anonimiteti për Reporterin, kanë thënë se ata kishin marrë vazhdim kontrate edhe gjatë muajit Mars kur Ministër ishte vetë Mustafa.
Madje e kanë pyetur se si në atë kohë ishte ligjore kontrata e tyre e tash nuk qenka.
“Ministër, para dy muajve ju vet i keni vazhduar ato kontrata për të gjithë ata 60 persona. Ndërsa sot po i konsideroni të jashtëligjshme a? Tregoni të vërteten se po përgatiteni për rekrutim masiv të militantëve tuaj pasi të lejohen procedurat e rekrutimit nga Ministria e Financave”, ka shkruar një komentues në profilin e Ministrit Mustafa, por që më pas është fshirë.
“Në muajin Mars ju i keni vazhduar të gjithë këto kontrata ju. Atëherë keni pas bazë ligjore e tash jo a?”, ka shkruar një tjetër komentues me emrin Arlind Hoti.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...