Paulo Dybala thyen heshtjen pasi u shërua nga koronavirusi

23:45 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventus-it, Paulo Dybala ka thënë se ndihet mjaftë mirë.

Argjentinasi sot (e mërkure) mori lajmin e mirë se është shëruar nga koronavirusi, me të cilin ka luftuar qysh nga muaji mars, transmeton portali arbresh.info.

Dybala përmes një postimi i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka konfirmuar se ndihet i shëruar.

https://twitter.com/PauDybala_JR/status/1258073561316626433

“Shumë njerëz biseduan gjatë javëve të fundit, por më në fund mund të konfirmoi se jam shëruar”.

“Faleminderit përsëri për mbështetjen dhe të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë duke vuajtur nga ai. Keni kujdes”, ishte mesazhi i Dybala-s.

Dybala pritet që në javën e ardhshme të bashkohet me bashkëlojtarët në stërvitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme