Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky samit që po mbahet në Zagreb, më shumë është samit i status quos.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Samiti i Zagrebit është më shumë samit i status quos, për të cilin thotë se nuk kishte pritje të mëdha sa i përket çështjeve të Kosovës.
Hoxhaj, ka thënë se në deklaratën e përbashkët të Samitit, të shteteve anëtare të BE-së, nuk ka asnjë fjali që flet për zgjerim.
“Në deklaratën e përbashkët të Samitit të shteteve anëtarë të BE-së, nuk ka asnjë fjali që flet për zgjerimin. Mesazhi i parë i Samitit është se nuk është i zgjerimit, i dyti është se çka duhet të ndodhë në Ballkan për parandalimin e Covid-19…”, ka thënë Hoxhaj.
Enver Hoxhaj, gjithashtu tha se deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci se duhet të ngritet si çështje liberalizimi i vizave, është e drejtë dhe e duhur.
“Ajo se çfarë ka thënë Presidenti Thaçi, se duhet të ngritet çështja e liberalizimit të vizave, mendoj se është e drejtë dhe e duhur, por nëse bëjmë një interpresim linear, mesazhet në Zagreb janë shumë pesimiste”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj, potencoi se deklarata e cila do të miratohet, nuk flet për atë që BE-ja do të jetë fort e interesuar në raport me Ballkanin.
“Dua të them se pritjet ashtu ashtu nuk kanë qenë të mëdhaja, por është shumë zhgënjyese qasja e Bashkimit Europian në raport me Ballkanin, sidomos gjuha e një deklarate e cila ishte shumë e thatë, në të cilën nuk përmendet as fjala anëtarësim, e gjithashtu nuk përmendet as gjuha e zgjerimit.”, ka thënë Hoxhaj në Radio Televizionin e Kosovës.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...