Ymeri: Albin Kurti e sheh veten si person mes një politikani dhe pejgamberi

22:06 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar profilin e ish-bashkëpartiakut Albin Kurti.

Ymeri në RTV Dukagjini ka thënë se është e vështirë të kesh partneritet me një person si Albin Kurti.

“Kurti e sheh vetën historikisht të rëndësishëm për politikën dhe rrjedhimisht është mes një politikani dhe pejgamberi fetar”.

Ish- bashkë partiaku i Kurtit thotë se Vetëvendosje ka mbivlerësim për figurën e Albin Kurtit.

“Ky mbivlerësim i Kurtit, Vetëvendosjes i ka paraqitur problem kur ka ardhur koalicioni me LDK-në dhe do jetë problem për këdo tjetër që mund të bëjë koalicion”.

Ymeri thotë se Albini duke parë veten si të vetmin politikan të pa korruptuar në Kosovë e ka të vështirë t’i besoj dikujt tjetër për bashkëpunim.

“Politika është kompromis. Nuk ke qare në politikë pa hequr dorë nga disa koncepte”.

Ish-deputeti PSD-së thotë se megjithatë kur erdhi puna te pushteti Vetëvendosje hoqi dorë nga konceptet politike.

“Kur sheh programin qeverisës, ai program është më shumë LDK se LVV, pavarësisht se LVV doli parti e parë”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme