Janë bërë 23 vjet nga rënia e Luan Haradinajt. Ai u vra në kufirin mes dy shteteve – rrugës nga Shqipëria në Kosovë.
Ishte 6 maj i vitit 1997.
Nata sapo kishte nisur të binte.
Kohë ideale që grupi i Luan Haradinajt të niset nga Shqipëria në Kosovë.
Por rruga e Luanit, u ndal pikërisht këtu në vendin ku ndaheshin me kufi dy vendet shqiptare; Kosovë e Shqipëri.
Serbët, i kishin rënë në gjurmë grupit që po hynte në Kosovë dhe aty vranë Luanin.
Në 23 vjetorin e vdekjes, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij hero përmes këngës kushtuar atij nga dy heronjtë.
Të mëvonshëm të luftës së UÇK-së; Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi.
Në këtë postim Ramush Haradinaj ka uruar nënën e tij Rukë e cila ka ditëlindjen, në ditën kur shënohet edhe rënia e djalit të saj.
Këtë ditë, kur në familjen Haradinaj, do duhet të festonte, Ramush Haradinaj, kishte përjetimin më të rendë.
E në një rrëfim të tij në librin, “Rrëfimi për luftën dhe Lirinë”, i autorit Bardh Hamza, Haradinaj përshkruan momentin kur është afruar tek trupi i vëllait të vdekur.
Dhe ashtu të vdekur, Ramush Haradinaj e mbajti për katër orë mbi supe vëllaun e tij derisa e dërguan në fshatin Vlanë, aty ku ishte varrosur.
Tash trupi i heroit pushon tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, aty ku për çdo ditë të rëndësishme dhe përvjetor, qytetarë të shumtë i bëjnë nderime.
Shpesh tek varri i shkon edhe nipi i tij, Luani i cili pos emrit ka trashëguar edhe shumëçka tjetër nga axha i tij hero.
Luani, djali i Shkëlzen Haradinaj, tashmë është i rreshtuar dhe betuar si ushtar i Ushtrisë së Kosovës./T7
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite