Google ADS

Gruaja shtatzënë me djalin dhe vjehrrën me COVID-19, dezinfektohet lagjja në Fier

20:47 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Pas rezultateve të fundit nga Fieri, ku tre persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, Bashkia ka marrë masa për dezinfektimin e zonës.

“BalkanWeb” raporton se pasditen e sotme është dezinfektuar lagjja “Liri Gero” ku banonte gruaja shtatzënë, e cila bashkë me djalin 2 vjeç dhe vjehrrën janë prekur nga COVID-19.

Ndërkohë gruaja ka ardhur po sot pasdite në Spitalin Infektiv për një ndjekje më të kujdesshme. Gjendja e tre të prekurve është aktualisht e qëndrueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme