Të paktën tre civilë janë vrarë pasi milicët e gjeneralit puçist me bazë në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, sulmuan kryeqytetin Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së qeverisë libiane, Amin al-Hashimi, gjithashtu tha se në sulm janë plagosur edhe 19 civilë të tjerë, duke përfshirë edhe fëmijë.
Predhat ranë në një rrugë bregdetare në rajonin Tajura, tha ai, duke shtuar se rruga është e vetmja që lidh Tripolin me zonat përreth në lindje.
Pas rrëzimit të sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 2015 u themelua qeveria e Libisë. Që nga prilli i vitit 2019, kjo qeveri është sulmuar nga forcat e Haftarit me bazë në Libinë lindore dhe në këto sulme kanë humbur jetën mbi një mijë persona.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...