Fabregas: Stili i Mbappe-s do përshtatet te Real Madrid

20:04 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Monaco-s, Cesc Fabregas beson se ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është lojtari i duhur për Real Madrid.

Francezi që nga vera e kaluar është i lidhur me transferimin në “Santiago Bernabeu” dhe gjatë verës pritet që ky transferim të realizohet, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i “Galaktikëve”, Zinedine Zidane e ka shfaqur publikisht admirimin për 21-vjeçarin, i cili ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 17 asistime gjatë këtij sezoni.

Fabregas beson se ky transferim do ishte perfekt sepse Mbappe është i ‘uritur’ për tu bërë më i miri.

“Është shumë i uritur për të qenë më i miri. Shkaku i stilit që luan, do përshtatej mjaftë mirë në një skuadër si Real Madrid”, tha spanjolli.

Transferimi i Mbappe te Real Madrid pritet të kushtoi plotë 180 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme