Google ADS

Lajmi i fundit: Dybala shërohet nga koronavirusi

19:14 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Juventus ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Paulo Dybala është shëruar nga koronavirusi.

Argjentinasi ishte lojtari i tretë te “Zonja e Vjetër” i prekur me Covid-19 dhe ia deshën një muaj për të arritur të shërohet, transmeton portali arbresh.info.

Dybala në gjashtë testet e para, në të gjitha rezultoi pozitiv, por sot (e mërkure) Juventus konfirmoi se lojtari është shëruar.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1258067285593468928

Në testin e fundit që ka bërë Dybala, analizat kanë rezultuar negativ.

Pritet që Dybala gjatë javës së ardhshme se bashku me bashkëlojtarët të rifillojnë stërvitjet./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme