Ministrja Shahini tregon se a do të mbahen mbrëmjet e maturës

18:34 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Shahini zbulon shpresën e fundit për mbrëmjen e maturës

Ministrja e Arsimit ka deklaruar në Abc News se mbrëmjet e maturës do të lejohen nëse situata do të ndryshojë rrënjësisht.

Megjithatë ajo theksoi se koha në dispozicion për një ndryshim të tillë është e shkurtër ndaj edhe më herët i ka bërë thirrje maturantëve që të përgatiten për të festuar ndryshe këtë vit.

“Deri sot është se për shkak se nuk ruhet distancimi social nuk mund të lejohen mbrëmjet e maturës. Nëse situata ndryshon rrënjësisht dhe përmirësohet mund të ketë ndryshim. Nëse kemi një dakordësi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Por janë të pakta gjasat, ndaj dhe unë i kam udhëzuar të festojnë ndryshe këtë vit”, tha Shahini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme