Google ADS

OKB dërgon maune me ndihma humanitare në Idlib

17:58 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 31 maune me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, ku miliona njerëz kërkojnë ndihmë, raporton Anadolu Agency (AA).

Maunet e ngarkuara me furnizime hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore të Turqisë, Hatay, e cila kufizohet me Idlibin.

Ndihma do të shpërndahet tek njerëzit në qytetin e Idlibit dhe zonat rurale aty afër.

Siria është përfshirë nga një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme