Mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitaryan i ka thënë klubit të vjetër Arsenal, se nuk dëshiron të rikthehet në Londër.
Pas një sezoni të suksesshëm me skuadrën italiane, 31-vjeçari dëshiron t’i jap fund katër viteve zhgënjyese në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Mkhitaryan ka thënë se koha e tij në Londër ka mbaruar dhe shpreson që dy klubet të arrijnë marrëveshje.
“Koha ime në Londër ka mbaruar shpresoj që të arrini marrëveshje me Romën sepse dëshira ime është të mbetem këtu”, ishin fjalët e mesfushorit.
Sipas Corriere dello Sport, “Topçinjtë” janë të gatshëm të bëjnë biznes dhe kërkojnë 9 milionë euro për armenianin.
Kurse, Roma do e paguajë këtë vlerë, pavarësisht problemeve financiare që janë shkaktuar nga Covid-19./arbresh.info.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...