Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari dhe Drejtorin Ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, vizituan fabrikën e letrave higjienike “Happy” dhe atë të drurit “Elnor” dhe birrarinë “Prishtina”.
Fabrika “Happy” prodhon letra higjienike, letra të lagura anti-bakteriale, shampon dhe dezinfektues të duarve. Këto të fundit kanë qenë tejet të rëndësishme, por edhe të domosdoshme për luftimin e pandemisë COVID 19. Kjo fabrikë është një prej fabrikave lidere në rajon dhe produktet e saj tashmë janë shumë të kërkuara edhe në Evropë.
Në kohë kur po ballafaqohemi me pandemi, industria e drurit është prej industrive më të prekura ekonomike. Në luftën tonë të përbashkët ndaj virusit Corona, si konsumator, jemi fokusuar në produktet ushqimore. Në fabrikën e drurit “Elnor” pamë potencialin e madh e llojllojshmërinë e produkteve që prodhohen. Ata tashmë përveç tregut vendor janë duke eksportuar edhe në Gjermani, Luksemburg e Slloveni. I njëjti pronar ka edhe birrarinë “Prishtina”, e cila është shumë e suksesshme në tregun vendor.
Pasi pa nga afër punën që po bëjnë këto fabrika, produktet e të cilave kanë zënë vend edhe në tregun ndërkombëtarë, kryeministri në detyrë Kurti, theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e qeverisë në mbështetje të të gjitha bizneseve vendore, duke potencuar se prodhuesit vendor janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së vendit dhe mundësi për hapje të vendeve të reja të punës./arbresh.info
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë