Google ADS

Basha thotë se qeveria po e çon drejt falimentimit biznesin e vogël

16:19 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se qeveria po e çon drejt falimentit biznesin e vogël.

Pas takimi me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël kryetari Basha tha se vëmendja tani duhet të jetë tek ajo që ai e quajti pandemi ekonomike.

Sipas Bashës, gjendja ku ndodhet tani biznesi, duke mos u ndihmuar nga qeveria është parathënie e krizës ekonomike.

“Biznesi i vogël është në vështirësi të mëdha dhe po shtyhet drejt falimentimit. Kjo rrezikon të dalë në rrugë si të papunë qindra të vetëpunësuarve në këtë sektor. Vëmendja e qeverisë është tek oligarkët dhe jo tek biznesi i vogël që përbën motorin e ekonomisë shqiptare. Paratë që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë ti marrë mbrapsht si lehtësi fiskalë. Po ashtu ka nevojë për një paketë të qartë masash të cilat do të ndihmojnë në hapjen graduale sipas protokolleve të sigurisë, por jo hapje që mos të paguajë biznesin. Biznesi i vogël po vuan edhe masa të tjera arbitrare. Siç është masa e faturës afrove e energjisë. Pra në vend që të ndihmohet, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme që janë të shkaktuara nga mungesa e mbështetjes nga kjo qeveri. Ndërkohë paratë e taksave shkojnë për oligarkët. Me propagandë, me mashtrime biznesi po zhytet me thellë. Zhytja e biznesit të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike. Ndaj e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike që po i zë vendin pandemisë Covid -19. Është pandemia ekonomike 2020 që ka një autor dhe një shkaktar. Këtë qeveri dhe këtë kryeministër.” u shpreh Basha.

Ndërsa kryetari i shoqatës së biznesit të vogël tha se dy paketat e qeverisë janë lëmosha dhe jo për ti ardhur vërtet në ndihmë.

“Gjendja nuk është e mirë, po kalon drejt një degradimi total. Është një situatë që qeveria ka aprovuar vetëm 2 paketa. Këto nuk janë për ne. Këto janë paketa ndihme sociale. Në luftë siç e quan qeveria nuk paguan askush taksa. Është emergjente. Nuk ka asnjë plan konkret. Këto paketa nuk ndihmojnë biznesin. Përkundrazi po na degradojnë dhe duket sikur duam lëmoshë. Ne nuk duam lëmoshë, ne duam atë që na takon”./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme