Google ADS

Koreja e Jugut thotë se “Nuk ka prova se Kim Jong U, u operua nga zemra”

15:54 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Agjensia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka thënë se lajmet e publikuara për shëndetin e Kim Jong-un ishin të pabaza, dhe nuk ka prova se ai kishte kryer operacion në zemër.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk u shfaq në publik për 20 ditë, dhe madje as në festën për ditëlindjen e gjyshit të tij., trasnmeton arbresh.info

Disa media deklaruan se ai ishte në gjendje të rëndë, madje se kishte ndërruar jetë, shkruan BBC.

Por ai më pas u shfaq duke viizituar një fabrikë plehrash dhe gëzonte një shëndet shumë të mirë.

Kreu i agjensisë së inteligjencës në Korenë e Jugut Suh Hoon, foli gjatë mbledhjes së komitetit parlamentar ditën e sotme.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, ai tha se nuk kishte prova se lajmet për shëndetin e Kim Jong-un ishin të vërteta.

Sipas tij, udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte shfaqur në publik 17 herë. Në këtë kohë të vitit, ai normalisht do të ishte shfaqur 50 herë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme