Kthim masiv i punëtorëve serb në punë, ekonomia pritet të jetë me kapacitetet të plotë në mes të majit

15:28 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Nga mesi i majit, ekonomia serbe pritet të punojë me kapacitet të plotë.

Deri tani pothuajse të gjithë artizanët u kthyen në punë, industria e ndërtimit filloi me kapacitetin e plotë, floktarët dhe hotelierët filluan të punojnë, po ashtu edhe shumë fabrika dhe kompani, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.

Sipas Bojan Stanic nga Dhoma e Tregtisë serbe tashmë 42 mijë punëtorë anë kthyer në vendet e punës nga rreth 130 mijë sa ishin dërguar në pushim të detyrueshëm për shkak të masave të marra për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Ai ka shtuar se mesi i majit pritet t’i kthehen kapaciteteve të plota.

“Midis 50 dhe 60 përqind e  firmave janë të hapura, dhe ne presim që të jenë në kapacitet të plotë deri në mes të majit,” tha ai.

Sipas njoftimeve të presidentit serb, Aleksandar Vucic, fabrikat e mëdha kanë filluar të funksionojnë këto ditë dhe duhet të fillojnë prodhimin deri në 11 maj./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme