Autoritetet bëjnë apel për “zbatimin e rregullit të distancimit social” dhe kanë njoftuar se në pika të caktuara do të bëhen matje të temperaturës dhe se vizitorët duhet t’i rezervojnë biletat nëpërmjet internetit, transmeton arbresh.info
Në kryeqytetin Pekin të Kinës janë rihapur për vizitorët parqet dhe muzetë, që ishin mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në mesin e vendeve të hapura për vizitorët është edhe “Qyteti i ndaluar”, i cili mbulon një sipërfaqe prej 720 mijë metra katrorë dhe është një prej pallateve më të njohura në vend.
Për të parandaluar fluksin dhe për zbatimin e distancës sociale për shkak të COVID-19, numri prej 80 mijë vizitorësh i “Qytetit të ndaluar” do të reduktohet në 5 mijë, ndërkohë që edhe parqet do të hapen për vizitorët me një kapacitet 30 për qind.
Autoritetet kanë bërë thirrje për “zbatimin e rregullit të distancimit social” dhe kanë njoftuar se në pika të caktuara do të kryhen matje të temperaturës dhe se vizitorët biletat e tyre duhet t’i rezervojnë nëpërmjet internetit.
– Në 16 ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi
Në kryeqytetin Pekin, ditë më parë niveli i alarmit për COVID-19 nga niveli më i lartë ka rënë në një nivel më të ulët.
Në Kinë sot janë përcaktuar 12 raste me COVID-19, prej të cilave 6 janë me burim nga jashtë vendit, ndërkohë theksohet se në 16 ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje për shkak të koronavirusit.
Në vend deri më tani janë shënuar 82.874 raste si dhe 4.633 vdekje nga COVID-19./arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...