Google ADS

Gjermani – Xhamitë rihapen për besimtarët në 9 maj

14:15 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Në njoftimin e publikuar nga Këshilli Koordinues i Myslimanëve të Gjermanisë (KRM), i formuar nga komunitetet kryesore islame në vend, thuhet se hapja e xhamive do t’u nënshtrohet kushteve të caktuara dhe se këto rregulla duhet të respektohen, transmeton arbresh.info.

Shumica e xhamive në Gjermani, të cilat u pezulluan për një kohë në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), do të hapen për adhurim nga data 9 maj.

Vendimi erdhi pasi kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi të enjten një zbutje të re të masave kufizuese kundër virusit.

Në njoftimin e publikuar nga Këshilli Koordinues i Myslimanëve të Gjermanisë (KRM), i formuar nga komunitetet kryesore islame në vend, thuhet se hapja e xhamive do t’u nënshtrohet kushteve të caktuara dhe se këto rregulla duhet të respektohen.

Në fazën e parë me xhemate do të falen vetëm namazi i sabahut, drekës dhe ikindisë, ndërsa mukabelet do të lexohen në baza ditore nga ora 12:30.

Në këtë fazë, namazi i xhumasë dhe teravisë në këto xhami nuk do të falet deri në një vendim të dytë.

Afishet e përgatitura në lidhje me këtë zhvillim, fletëpalosjet dhe reklamat publike do të publikohen të dielën/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme