Tajvani fillon testimin e vaksinës së koronavirusit tek minjtë

13:40 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Vaksina e injektuar mbi minjtë ka siguruar përgjigje shumë të forta të antitrupave tek kafshët dhe planifikohet të testohet tek njerëzit në gjysmën e dytë të vitit

Një vaksinë e zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Tajvan ka dhënë rezultate shpresuese mbi minjtë laboratorikë, transmeton arbresh.info

Sipas lajmit të “FocusTaiwan”, zyrtarët e kompanisë Adimmune e financuar pjesërisht nga qeveria në një konferencë për media njoftuan se janë fokusuar mbi një vaksinë pasive që ka humbur kapacitetin për të prodhuar sëmundje dhe e cila përdor grimcat e virusit që rritet në kulturë.

Theksohet se hulumtuesit zhvilluan një vaksinë kandidate në një periudhë tre mujore dhe se vaksina ka filluar të testohet mbi kafshët nën udhëheqjen e Chang Sui-Yuan, e cila është me detyrë në Departamentin e Shkencave të Laboratorit Klinik dhe Bioteknologjisë Medikale në Universitetin Kombëtar të Tajvanit.

Vaksina e injektuar mbi minjtë ka siguruar përgjigje shumë të forta të antitrupave tek kafshët dhe planifikohet të testohet tek njerëzit në gjysmën e dytë të vitit./arbresh.info/AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme