Google ADS

Komuna e Prishtinës me 200 mijë euro për drunjë dhe lule tenton të pastroj ajrin në kryeqytet

12:59 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Komuna e Prishtinës ka planifikuar të i ndaj 200 mijë euro për zgjerimin e hapësirave të gjelbërta në kryeqytet.
Këtë shumë të parave nga komuna e Prishtinës, e arsyetuan me ndotjen e madhe të ajrit që ka kryeqyteti dhe sipas tyre kjo është një formë e pastrimit të ajrit, raporton arbresh.info.

Fatime Hajdari drejtoresha e parqeve, nga Komuna e Prishtinës në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se ky buxhet ndahet tash e pesë vite me radhë për shtimin e gjelbërimit të kësaj komune.

“Buxheti i ndarë për furnizim me fidanë e lule shumëvjeçare për Komunën e Prishtinës ndjekë përafërsisht trendin e viteve paraprake ku të paktën në rreth pesë vitet e fundit, Komuna e Prishtinës ndan buxhet për shtimin e gjelbërimit. “, ka thënë Hajdari.

Sipas saj, lulet dhe drunjët e blera me 200 mijë euro do të mbillen në hapësira publike ne pjesë të ndryshme të qytetit për t’i dhënë pamje estetike hapësirave publike.
“Rritja e hapësirave të gjelbra dhe fidanëve në kryeqytet përbëjnë prioritet për një qytet në zhvillim, ndërtim e rritje të vazhdueshme si Prishtina ku ndotja e ajrit mbetet fatkeqësisht një problem serioz. Drunjtë e lulet shumëvjeçare do të mbillen në hapësira publike në katër anët e qytetit për t’i dhënë Prishtinës më shumë gjelbërim për kokë banori sipas normave evropiane dhe njëkohësisht edhe pamje estetike hapësirave publike.”, shprehet ajo.

Hajdari, duke theksuar 180 mijë euro nga 200 mijë të parapara do të shpenzohen për drunjë shumëvjeçare kurse 20 mijë për lule dekorative.

“Nga buxheti i ndarë, 180.000 euro janë paraparë për drunjë (mes tyre edhe halorë) dhe 20,000 euro për lule dekorative shumëvjeçare. Ne në vazhdimësi pranojmë edhe donacione të fidanëve nga organizata e kompani të ndryshme mirëpo sërish nevoja për rritjen e gjelbërimit është evidente për shkak të rritjes së vazhdueshme urbane dhe hapësirave të mjaftueshme publike në dispozicion për këtë qëllim.”, thotë Hajdari./Alban Begolli/arbresh.info/

Lexo edhe:

Komuna e Prishtinës parashikon të shpenzojë 200 mijë euro për lule e drunjë dekorativë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme