Google ADS

WIIW: Serbia do të preket më pak nga kriza aktuale

12:29 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Shumica e vendeve të Evropës Qendrore, Juglindore dhe Lindore po përballen me recesionin më të keq që nga fillimi i viteve 1990.

Por ekspertët e Institutit të Ekonomisë në Vjenë (WIIW)  presin që Serbia të jetë ndër vendet më pak të prekura nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia koronare e virusit, shkruan tanjug, transmeton arbresh.info.

Aty thuhet gjithashtu se drejtori i WIIW, Mario Holcner dhe zëvendësi i tij, Richard Griveson në një konferencë për shtyp kanë bërë të ditur se pas Polonisë, Moldavisë dhe Kazakistanit, Serbia është një nga vendet me burime fiskale më të larta dhe më pak e varur nga tregtia dhe bujqësia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme