Ushqimi për fëmijët 6 muajsh është një ndër gjërat më delikate për nënat e reja.
Në konsultimin me pediatrin, fillojnë edhe provat e para të ushqimit për fëmijë, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, nënat duhet të bëjnë kujdes, sepse disa ushqime mund të shkaktojnë alergji te fëmijët.
Receta #1
Pure me kajsi
1 gotë me kajsi të thata
1 thelë dardhe, dhe pak lëng molle
Zieni përbërësit në një enë dhe gatuani për 15 minuta. Vendosni në blender dhe përzieni mirë. Shtoni lëng nëse pureja është e trashë
Receta #2
Pure me mango
1 mango , e qëruar dhe e ndarë në copa të vogla
Mangon e vendosni në blender dhe shtoni qumësht formule në mënyrë që të zbutet.
Receta #3
Pure me perime të ndryshme
1/8 gotës fasule të freskëta
½ gotës bizele
½ kungull
2 karrota , ose 1 e madhe
Të gjithë përbërësit duhet të zihen me ujë të bollshëm. Pasi të jenë zier mirë, vendosni në blender. Shtoni ujë nëse është e nevojshme.
Kujdes, të gjitha ushqimet duhet të testohen fillimisht dhe për të gjitha konsultoheni me pediatrin./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...