Google ADS

Këtë vit koncerti “Java e Evropës 2020”, me Alban Skënderajn

09:33 | 6 Maj 2020
A. B.

Këngëtari i mirënjohur, Alban Skënderaj është i përzgjedhuri i Javës së Europës këtë vit në Shqipëri.

“Përgatituni të dëgjoni këngët e Alban Skenderaj në një mënyrë që nuk e keni parë kurrë më parë: vetëm me një kitarë nga kopshti i tij”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë në Facebook:

“Çdo vit në Ditën e Evropës, ne festojmë paqen dhe unitetin në Evropë. Ky vit është i veçantë, Dita e Evropës nderon solidaritetin midis Evropës dhe Shqipërisë në përballjen me krizën aktuale, me një program të veçantë të shtunën më 9 maj në orën 19:00.

Himni evropian do të interpretohet në piano nga Goran Filipec, një pianist kroat me energji të zjarrtë dhe personalitet artistik. Laura Sulaj, një pianiste e talentuar shqiptare, do të interpretojë himnin shqiptar. Laura është fituese e çmimit të parë në konkursin “Frederic Chopin”.

Himnet do të pasohen nga një mesazh i veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë nga Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Pas kësaj …! Përgatituni të dëgjoni këngët e Alban Skenderaj në një mënyrë që nuk e keni parë kurrë më parë: vetëm me një kitarë nga kopshti i tij!

Alban Skënderaj është këngëtar, tekstshkrues, kompozitor, aktor, producent dhe personalitet televiziv që e ka vendosur veten si një artist pop-rock dhe një alternative shumë të suksesshme. Muzika e Albanit mbledh së bashku njerëzit rreth gjërave të thjeshta dhe të bukura të një jete: saktësisht çfarë bën Java e Evropës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka nderin t’ju ftojë në koncertin e Javës së Evropës me Alban Skënderaj në faqen tonë në Facebook të shtunën më 9 maj në orën 19:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme