Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është ‘për t’u habitur’ që rasti i parë me Covid-19 në Francë është shfaqur gjatë muajit dhjetor.
Besohet se rasti i parë është shfaqur më herët se sa mendohej, duke lënë të hapur hipotezat për raporte edhe më të hershme të mundshme, transmeton portal arbresh.info
“Është e mundur që të dalin raste me Covid-19 edhe më herët se dhjetori”, tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier në një conference të OKB-së në Gjenevë.
Ai inkurajoi vendet e tjera që të kontrollonin rekordet për rastet në fund të vitit 2019, duke thënë se kjo do t’i jepte botës një “pamje të re dhe më të qartë” të shpërthimit.
Një spital francez i cili ka provuar mostrat e vjetra nga pacientët me pneunomi zbuloi se ka trajtuar një person me Covid-1 qysh më 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e saj të para.
Franca, sikurse shumë vende tjera të Europës, ka marrë masa për parandalimin e Covid-19, duke izoluar vendin për disa javë.
Pas heqjes së masave kufizuese, Presidenti Emmanuel Macron u ka bërë thirrje francezëve që të bëjnë kujdes, të mbajnë higjenën dhe distancën personale, ndërsa ka shtuar se është shumë herët që të mendohet për pushime. /arbresh.info/
Trumpit i duhen vetëm edhe 4 vota elektorale për të fituar p...
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
Zgjedhjet në SHBA/ Si votojnë astronautët nga hapësira?
Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë
Trump fiton Pensilvaninë
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri