Qeveritë evropiane është dashur të shpenzojnë mjaftueshëm për të mbrojtur punëtorët gjatë kufizimit në kohën e pandemisë së COVID-19.
Nga të dhënat zyrtare të ekonomitë më të mëdha të rajonit, më shumë se 40 milionë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë.
Duke mos figuruar të regjistruar, shumë punëtorë mund të kenë humbur vendet e tyre të punës, duke bërë që papunësia të jetë në nivelet më të larta, që nuk ishin parë kurrë më parë.
Sipas Bloomberg Economics nëse të gjithë punëtorët e rrezikuar do të mbeten të papunë, shkalla e papunësisë në të gjithë Gjermaninë, Francën, Italinë e Spanjën, katër ekonomitë më të mëdha në Eurozonës mund të rritet deri në 42 për qind.
Për të parandaluar një përsëritje të kësaj, qeveritë kanë rritur shpenzimet në programet e tyre të mbështetjes, që pritet të arrijnë në rreth 100 miliardë euro nga muaji mars deri në muaji maj.
“Kostot fiskale janë të mëdha, por një rritje e madhe dhe e zgjatur e papunësisë do të rezultonte edhe më e kushtueshme në një plan më të gjatë”, thonë ekonomistët e Bloomberg.
Por, fotografia duket shumë më dramatike në Shtetet e Bashkuara, ku sipas informacioneve paraprake nga çregjistrimet nga listat e pagave, rezultoi se vetëm në muajin prill 21 milionë punëtorë të tjerë u shtuan në listat e përfitimeve të papunësisë.
Kurse në Gjermani, gjatë kësaj periudhe pati një rritje prej 373 mijë kërkesa të papunësisë, ndërkohë që shifra në Spanjë ka arritur pothuajse në 600 mijë gjatë dy muajve të fundit. /Telegrafi/
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...