Google ADS

Limaj shpreh ngushëllime për aktivistin e Nismës që humbi jetën në aksident trafiku

00:08 | 6 Maj 2020
Trina Galanxhi

Nisma Socialdemokrate sot ka humbur aktivistin e devotshëm, Çerkin Dobruna, si pasojë e një aksidenti në trafik.

Si humbje për subjektin e ka vlerësuar edhe kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili përmes një statusi ne rrjetin social “Facebook”, i ka shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë për kontributin që ka dhënë në forma të ndryshme për vendin si dhe për vlerat e tij njerëzore”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të Çerkin Dobrunës, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë për kontributin që ka dhënë në forma të ndryshme për vendin si dhe për vlerat e tij njerëzore. Çerkini po ashtu ishte edhe aktivist i përkushtuar i Nismës Socialdemokrate. Në këto momente të rënda për familjen Dobruna bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emër të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin. U prehsh në paqe Çerkin!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme