Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se dorëheqja e Arben Vitisë do të ishte e mirë për t’i ndihmuar procesit të hetimeve.
Ismaili ka thënë se ka prova që procesi i karantinimit ka qenë selektiv.
“Kemi dëgjuar raste kur njerëzit kanë thënë “po na kanë liruar”. Shembull unë e njoh një djalë që është më i ri se unë e që më ka thënë se e kanë shënuar si 70 vjeçar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së thotë se Arben Vitia nuk ka përgjegjësi në menaxhimin e spitaleve por sipas tij është përgjegjës direkt për karantinën në Qendrën e Studentëve.
Ismaili thotë se Arben Vitia nuk mund të jap kontribut në hetime për shkak të pozicionit që ka prandaj duhet të jep dorëheqje.
“Konsideroj se në këtë moment largimi i Arben Vitisë është i domosdoshëm për drejtësinë”, tha ndër të tjera Uran Ismaili.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...