Të gjitha bien dakord që masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë qenë të domosdoshme. Por ajo që është me rëndësi, sipas kreut të Shtetit është transparenca në menaxhimin e tyre.
Në një intervistë për emisionin në RTV Ora, Presidentit Ilir Meta thotë se qeverisë dhe institucioneve të tjera i ka kërkuar që në marrjen e masave të ruajnë kushtetueshmërinë.
Ilir Meta: Masat e kufizimeve kanë qenë të domosdoshme. Lidhur me shkallën e tyre, me proporcionalitetin e tyre, me menaxhimin e tyre kjo është një çështje e diskutueshme. Ajo që unë mendoj se ka qenë e rëndësishme dhe që mbetet është transparenca e madhe ne këtë menaxhim. Është një vendimmarrje më gjithëpërfshirëse me grupet e interesi që duhet të mbrohen, që duhet të përfitojnë, që vuajnë më shumë në këtë situatë në mënyrë që të ketë edhe një mirëkuptim të gjerë social, politik dhe shoqëror. Kështu që këtu ka mjaft për të përmirësuar, por kufizimet nuk i kemi bërë vetëm ne, por i kanë bërë edhe të tjerët.
Presidenti ka bërë gjithë veprimet e tij, shumë prej tyre nuk janë të bëra publike, kërkesat drejtuar qeverisë, institucioneve të ndryshme për marrjen e masave për ruajtjen e kushtetutshmërisë, për ruajtjen e ligjshmërisë. Kushtetuta jonë është shumë e mirë kur duam ta zbatojmë ashtu sikurse është. Ajo i ka parashikuar edhe këto raste sesi duhet të vendoset një balancë e drejtë mes ruajtjes së shëndetit publik dhe të të drejtave themelore, të cilat edhe për atë kufizim përjetojnë është për të mbrojtur shëndetin, sepse shëndeti është kryesorja.
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...